FOTO/ Kryeministri Rama në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, takohet me Melonin, Zelenskyn dhe Von der Leyen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare, dedikuar mbështetjes për Ukrainën dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të agresionit rus.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga momentet e takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky, si edhe presidenten e KE Ursula von der Leyen.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Kryeministri Rama konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë të nivelit të lartë, duke e quajtur një “forum ndërkombëtar me rëndësi të jashtëzakonshme”, ku vendet mike të Ukrainës bashkojnë forcat për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të rimëkëmbjes së vendit.

Whatsapp Image 2025 07 10 At 12.08.41
Whatsapp Image 2025 07 10 At 12.08.41

Në konferencë marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, vendeve të G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe përfaqësues të sektorit privat.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×