Elhan Kastrati ndërpreu bashkëpunimin me Cittadellan pas 5 sezonesh te kjo skuadër. Klubi i Cittadellas, i cili ra nga Serie B, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, falenderoi portierin shqiptar për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe.
“Mbyllet aventura te Cittadella e Elhan Kastratit pas 5 sezonesh. Portieri shqiptar, falë paraqitjeve të tij, ka fituar në këto vite edhe grumbullimin e vazhdueshëm në Kombëtaren e shqiponjave.
Për Elhanin, një profesionist shembullor, një falënderim për gjithçka ka bërë me ngjyrat tona dhe fat të mbarë për vijimin e karrierës”, shkruhej në njoftimin e klubit për portierin shqiptar.