Prej 5 ditësh aktive vatra e zjarrit në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë, ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter

Prej pesë ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë sipërfaqe të gjera në Malin e Dukatit, në vendin e quajtur Sotiran, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët dhe autoritetet lokale.

Përhapja e shpejtë e flakëve ka sjellë rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit ka qenë tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, çka e ka bërë të pamundur aksesin me mjete zjarrfikëse në disa zona. Për këtë arsye, është angazhuar edhe një helikopter për të ndihmuar në izolimin e flakëve nga ajri.

Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, ndërsa ende nuk ka një bilanc të plotë të sipërfaqes së djegur.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×