VIDEO/ Momenti kur palombarët nxjerrin nga Liqeni i Shkopetit makinën e 23-vjeçarit Renis Dobra

News24 dhe kanë siguruar pamjet e momentit kur palombarët e RENEA-s nxjerrin nga Liqeni i Shkopetit, automjetin e 23-vjeçarit Renis Dobra. Për 2 ditë me radhë ekipet e zhytjes punuan për gjetjen e makinës në thellësi të ujit dhe më pas për ta nxjerrë atë në sipërfaqe.

23-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm buzë ujit, ndërsa makina ishte fundosur.

Ekspertiza zbuloi sot se i riu ishte mbytur me litar dhe më pas autorët e kishin hedhur trupin e tij bashkë me automjetin në humnerë, për të fshehur gjurmët e krimit.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes dhe autorët mbeten të paidentifikuar.

Në vendin e ngjarjes ekspertët e kriminalistikës po punojnë edhe për gjetjen e telefonit të viktimës  i cili mund të ndihmojë hetimet në zbardhjen e rrethanave dhe zbulimin e autorëve.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×