Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme lagjen Skuqe të fshatit Zanbisht në Kavajë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Flakët kanë shkrumbuar një banesë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj, duke rrezikuar edhe prona të tjera përreth. Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe thatësisë së tokës.
Banorët janë përballur fillimisht vetë me flakët, duke përdorur mjete të thjeshta për të frenuar përhapjen, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është vlerësuar si e vonuar dhe jo efektive. Në vendngjarje më pas kanë mbërritur forcat zjarrfikëse nga Kavaja dhe Rrogozhina, të cilat kanë arritur ta vendosin situatën në kontroll.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.
(Arena e Lajmit)