Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e prokurorisë së Posaçme në Shkodër.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se grupi i organizuar, i dyshuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, janë zbuluar për shkak të bisedave të tyre në aplikacionin Sky ECC.
Nga 13 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, janë arrestuar 8 persona dhe pesë të tjerë janë ende në kërkim.
Mes personave të dyshuar, janë edhe punonjës të policisë.