Qeveria ka shpallur një “luftë” kundër ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Silda Anagnosti Çepe, komentoi këtë aksion, duke u shprehur për News24 se mungesa e ndërhyrjes nga drejtësia ka nxitur paligjshmërinë.
Ajo theksoi se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për neglizhencën dhe se qytetarët duhet të jenë aktivë në denoncim. Sipas saj, ndërhyrja e Kryeministrit Rama vjen si pasojë e dështimit të disa bashkive për të përmbushur detyrimet.
Silda Anagnosti Çepe, anëtare e Këshillit Bashkiak: Një prokurore atje nuk ka marrë veprime për ndërtimet pa leje. Në momentin që drejtësia nuk vepron, do krijohen trazira të tilla. Ata mendojnë se kjo është normale dhe mund të bësh çfarë të duash. Paligjshmëria ka nisur që me ndërtimet pa leje. Përgjegjësia është e çdo organi, që nuk ka marrë masa, për këto ndërtime pa leje. Ka pasur shkarkime edhe ndaj drejtorëve në Shkodër. Njerëzit duhet të jetë edhe vetë aktivë e të denoncojnë rastet.
Drejtësia nuk ka përse të tolerojë, vetëm pse shkojnë turistë atje. Rama ka sugjeruar shkarkimin e administratorëve. Secili duhet të shkundet në punën që bën, disa bashki sa duket nuk e kanë bërë si duhet punën dhe shefi i qeverisë e ka detyrë që të “shkundë” këto bashki, që të bëjnë punën siç duhet. Kur kryetari i bashkisë nuk reagon, atëherë këtë e bën kryeministri.