Nën arrest prej tetorit, Apeli i GJKKO shqyrton ankimimin e Ilir Metës kundër paraburgimit në 17 korrik

Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë më 17 korrik ankimimin e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta kundër vendimit që e la në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Meta, i cili po hetohet nga SPAK për një seri akuzash që përfshijnë korrupsionin dhe pastrimin e parave, ka kundërshtuar masën e dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Seanca pritet të jetë e rëndësishme për fatin procedural të Ilir Metës, i cili prej muajsh ndodhet në qeli, prej arrestimit të tij tetorin e kaluar.

Vendimi i Apelit do të përcaktojë nëse Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli apo do të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×