Vlorë/ Nënë e bijë nga Ukraina rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku dy shtetase ukrainase, nënë e bijë, kanë rrezikuar të mbyten në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Menjëherë pas alarmit, ato janë nxjerrë nga uji dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Mësohet se të dyja ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×