Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, Forcat e Armatosura i bashkohen grupeve për shuarjen e flakëve

Situata nga zjarri në Parkun Kombëtarë të Lurës vijon të jetë e vështirë. Era e fortë dhe terreni i thepisur nuk i ka lejuar grupet që janë në terren prej ditësh për izolimin e vatrës së zjarrit e cila vijon të jetë aktive prej disa ditësh.

Sipas informacioneve të marra nga tereni rezulton se zjarri është aktiv në një vatër ndihmuar nga era ka marrë përmasa. Ai është zhvilluar në një territor të thepisur me bimësi të rralla, ah, pishë dhe barishte.

Në operacion janë përfshirë, 6 forca të MZSH, 16 forca të ADZM, 5 forca të njësisë administrative Lurë, 12 forca vullnetare, 30 efektiv të Forcave tonë të Armatosura.

Ende nuk ka një përllogaritje të saktë të sipërfaqes së përshkuar nga zjarrit, ndërsa paraprakisht mësohet se janë disa hektar të djegur dhe të përshkuar.  Në terren po punohet me intensitet nga forcat operacionale për ta vënë nën kontroll vatrën e zjarrit por nuk po arrihet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×