Egli puth Gjestin në koncert dhe turma elektrizohet (VIDEO) – Vip-Magazine.al

Disa javë më parë, Gjesti krijoi një moment që u bë viral në rrjetet sociale, teksa gjatë një koncerti puthi bluzën me foton e tij dhe Eglit – një veprim që ndezi sërish thashethemet për një ribashkim mes çiftit të famshëm të “Big Brother VIP”.

 

Mbrëmjen e djeshme, Egli vendosi t’ia kthente këtë gjest publikisht. Gjatë një performance në skenë, ajo puthi një bluzë në mënyrë simbolike dhe shoqëroi veprimin me një koment që elektrizoi publikun:

 

“E keni bërë Part 2-shin? Unë do ta puth, se jam mësuar t’ia kthej puthjet,” – tha Egli, duke shkaktuar brohoritje të forta nga turma.

Shiko videon

Megjithatë, jashtë skenës, gjërat mbeten më komplekse. Në një intervistë për “Prive”, Egli ka pranuar se marrëdhënia me Gjestin vazhdon të jetë një histori “prish e pajtohu”, e mbushur me ulje-ngritje – ashtu siç e përjetuan edhe gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

 

Puthje në skenë, por pështjellim në jetën reale? Mbetet për t’u parë nëse kjo histori do të ketë një Part 3…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×