Anaidi tregon për takimin sekret mes Gjesti dhe Egli: Ja si ndodhi refuzimi – Vip-Magazine.al

Kur Egli mbrëmë puthi bluzën me fytyrën e Gjestit në koncert, shumë e panë si një moment romantik. Por për Anaid Kalotin, kjo ishte një skenë e sajuar dhe një përpjekje e fundit për të rikthyer famën e humbur.

Përmes një postimi të cilin e ka titulluar “Kur ra fama”, ai tregon  se pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, u takua me Eglin dhe Gjestin në një hotel luksoz, ku i dhënë edhe një këshillë ish çiftit:

“Duhet ta ruani këtë gjë para publikut… që ju besuan dhe ju deshën bashkë!”

Ai tregon se Egli ka qenë e gatshme të vazhdonte lidhjen: “Egli ishte dakort”, – shkruan Anaidi, ndërsa për Gjestin thotë:

“Kingi ishte i lidhur me dikë tjetër dhe nuk donte që ‘goca ti hynte thellit’, duke vazhduar lojën sikur kishte më shumë hallin e kësaj se të asaj tjetrës.”

Për më tepër, ai zbërthen mënyrën se si Gjestit, sipas tij, nuk i interesonte më aspak Egli: “Ai nuk e donte atë dhe e shihte si një leckë këpucësh të përdorur disa herë… sa vjen moment që ke nevojë ta kapësh për të fshirë këpucët sërish, se të bëhen gishtat pis.”

Ironia e tij vazhdon edhe më tej, duke nënvizuar përpjekjet e kota për të rikthyer vëmendjen:

“CA TË BËJMË, CA TË BËJMË!!! Provojmë njëherë bëjmë si zemërmirë, takohemi te sëmurët nëpër koncerte, bëjmë si njerëz të drejtë të Zotit! Nuk ecë!”

Anaidi ironizon keq edhe momentin e skenës së fundit, që u bë virale:

“Moren të dy nga një bluzë me fytyrat e njëri-tjetrit, e puthën bluzën në skenë para publikut, për të gënjyer kësaj here jo vetëm publikun por edhe veten… QESHARAKE! Asnje nuk reagoi, askush nuk i besoi, as ata vetë që puthën rreckën që dje fshinë këmbët!”

“Sa më lart të ngjitesh, aq më të vështirë do e kesh të ngrihesh kur të biesh poshtë.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×