CEO i Astronomer, Andy Byron, jep zyrtarisht dorëheqjen pas skandalit në koncertin e “ColdPlay”

Andy Byron ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i CEO-s në kompaninë e inteligjencës artificiale Astronomer, pasi u kap në ekranin gjigand të një koncerti të Coldplay, duke u përqafuar me drejtuesen e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot.

Ky moment, i cili u bë viral në rrjete sociale, shkaktoi shumë zhurmë në internet dhe çoi përfundimisht në largimin e tij.

Në një deklaratë zyrtare, kompania Astronomer tha se drejtuesit e saj priten të përmbushin standardet më të larta të sjelljes dhe përgjegjshmërisë, standarde që, sipas tyre, Byron nuk i përmbushi. Bordi konfirmoi se dorëheqja e tij është pranuar vetëm pak ditë pas incidentit.

Përqafimi midis Byron dhe Cabot u përhap me shpejtësi në internet, duke nxitur spekulime dhe kritika të shumta. Edhe pse as Byron dhe as Cabot nuk kanë komentuar publikisht, Astronomer theksoi përkushtimin e saj për të ruajtur vlerat dhe kulturën e brendshme të punës, në dritën e këtij skandali.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×