Edlira Çepani kujton 15-vjetorin e martesës me një dedikim prekës për bashkëshortin e ndjerë – Vip-Magazine.al

Edlira Çepani ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke përkujtuar 15-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdani. Në një postim të ndjerë, ajo kujton rrugëtimin e tyre të përbashkët, të mbushur me bekime, dashuri dhe sfida të jetës.

“Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin,” shkruan Edlira, duke i cilësuar fëmijët si frytet e dashurisë së tyre.

“Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë,” përfundon ajo mesazhin, të shoqëruar me urimin e përvjetorit dhe deklaratën e përjetshme të dashurisë: “Do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!”

Postimi i plotë:

Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull.

Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë!

Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh…

Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve.

Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani! Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×