Antonela Berisha kërcënon ndjekësen: Jep adresën, do të fus në bagazh!

Antonela Berisha është rikthyer sërish në qendër të polemikave pas një përplasjeje virtuale me një ndjekëse, e cila komentoi në profilin e saj një mesazh kritik për të dhe motrën, në lidhje me incidentin e vitit të kaluar ku Antonela goditi me gotë Klea Prengën.

“Në vend që të ishe në burg dhe të vuaje dënimin, je e lirë sikur s’ka ndodhur asgjë. Kjo është fytyra e drejtësisë shqiptare.”

Por reagimi i Antonelës ishte i menjëhershëm dhe aspak i matur. Ajo i dërgoi ndjekëses një mesazh privat me gjuhë fyese dhe kërcënime serioze.

“Ke naj problem rop*ire?”, i shkroi ajo përmes DM-ve, duke nisur një seri sharjesh, fyerjesh dhe madje duke i kërkuar edhe adresën për “ta sqaruar muhabetin”.

Përveç ofendimeve të drejtpërdrejta, Antonela vazhdon më tej duke kërcënuar hapur:

“Kam shumë njerëz të fuqishëm në Kosovë. Do të vij nesër, pa merak. Ma zi se serbt kam me ta ba. Nesër e shef kur të fus në bagazh.”

E reja nga Peja, e cila ndau bisedën me JOQ Albania, shpjegon se komenti i saj nuk ishte personal, por një mendim i lirë si çdo përdorues tjetër i rrjeteve sociale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×