Iu zbulua lidhja jashtëmartesore me CEO-n, Cabot e martuar me djalin e një prej familjeve më të pasura të Bostonit – Vip-Magazine.al

Kristin Cabot, drejtuese e departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë teknologjike Astronomer, është në qendër të një skandali publik pas një videoje virale nga koncerti i Coldplay në Boston, ku ajo u kap nga “Kiss Cam” në një moment intim me ish-CEO-në e kompanisë, Andy Byron.

Sipas mediave të huaja, Kristin rezulton të jetë e martuar me Andrew Cabot, trashëgimtar i një prej familjeve më të vjetra dhe më të pasura të Bostonit.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, Andrew Cabot është pronar i kompanisë së njohur të rumit Privateer Rum dhe përfaqëson brezin e gjashtë të kësaj dinastie biznesi. Marka është themeluar nga një paraardhës i tij, gjithashtu me emrin Andrew Cabot.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×