Joz Marku konfirmon lidhjen e re të dashurisë

I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka zbuluar ekskluzivisht më shumë detaje në lidhje me karrierën muzikore, projektet që do të vijnë, jetën personale dhe jo vetëm kaq…

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” historia e tij e dashurisë me Loredanën ka qenë në qendër të vëmendjes, por edhe pas përfundimit të reality show-t, marrëdhënia e tyre ka ngjallur interes të madh. Jozi vendosi që të sqaronte gjithçka sot ekskluzivisht në radio. I pyetur nga Ronaldo, Jozi ka folur gjithashtu në lidhje edhe me historinë që po përflitet mes Loredanës dhe Don Xhonit pasi së fundmi me komentet e tyre në rrjetet sociale kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Ronaldo e ka pyetur Jozin edhe në lidhje me unazën nga dasma me Loredanën që u zhvillua brenda në “Big Brother VIP” dhe ai u përgjigj duke thënë se:

Nuk e di ku ka mbetur. Ka mbetur diku me ndonjë cep, por duhet të interesohem që ta kthejmë të paktën tek vendi ose tek argjendaria.

Kur Ronaldo e pyeti nëse është momentalisht në një lidhje Jozi e konfirmoi duke thënë se:

Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare.

A kanë shkëmbyer ata unazat? Kjo ishte pyetja që Ronaldo i drejtoi dhe ish-banori i “Big Brother VIP” u përgjigj:

Jo, por do marrë kohën e vet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×