Detaje të reja rreth vdekjes së Malcolm-Jamal Warner: Po notonte me vajzën, u ringjall për 45 minuta

Aktori i njohur Malcolm-Jamal Warner, i famshëm për rolin e tij si Theo Huxtable në serialin “The Cosby Show”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një aksidenti tragjik në plazhin Cocles në Kosta Rikë.

Sipas raportimeve zyrtare, Warner po notonte së bashku me vajzën e tij 8-vjeçare kur u kap nga një rrymë e fortë detare. Dëshmitarët dhe surfistët pranë vendit të ngjarjes intervenuan menjëherë, duke nxjerrë në breg vajzën me dërrasën e surfit. Ndërkohë, Warner u nxor nga një roje plazhi dhe një surfist tjetër.

Ekipet e shpëtimit kryen manovrat e rianimacionit për 45 minuta, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Autopsia e Institutit të Patologjisë Ligjore në Kosta Rikë konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte mbytja, ndërsa ngjarja është klasifikuar si aksident tragjik. Trupi i aktorit është identifikuar dhe ai përshkruhet si turist nga autoritetet vendase.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×