Krisje përfundimtare mes Eglit dhe Gjestit? Ja detaji që ngjalli dyshime për një ribashkim mes tyre – Vip-Magazine.al

Çifti i shumëpërfolur i muzikës shqiptare, Egli dhe Gesti, kanë ngritur dyshime të forta në rrjete sociale pas disa lëvizjeve të pazakonta që nuk i kanë shpëtuar syrit të ndjekësve — dhe as Vip Magazine!

Fillimisht, të dy janë hequr nga ndjekësit në Instagram, një veprim që zakonisht interpretohet si shenjë për një krisje në raportin mes tyre, sidomos në sy të publikut. Por ajo që ngjalli më shumë dyshime ishte një foto e postuar nga Gesti, ku shfaqet dora e një vajze misterioze.

Në pamje të parë, fotoja u shoqërua me spekulime të shumta: A është kjo një mënyrë për të treguar një lidhje të re? Apo thjesht një provokim për klikime?

Por Vip Magazine ka vëzhguar më nga afër dhe ka konstatuar një detaj shumë interesant: dora që shfaqet në foton e Gjestit i përket Eglit. Në një video të shpërndarë në rrjet, ku Egli takohet me Roza Latin, thonjtë dhe forma e dorës përputhen pikërisht me atë të vajzës në foton e Gjestit.

Pra, a është e gjitha një lojë?

Kjo lëvizje e koordinuar — fillimisht heqja nga ndjekësit dhe më pas “misteri” i dorës — ngjan shumë me një strategji marketingu të menduar mirë. Nuk përjashtohet mundësia që Egli dhe Gesti të jenë duke përgatitur një bashkëpunim muzikor, dhe po krijojnë një klimë kurioziteti dhe intrige për të tërhequr sa më shumë vëmendje përpara publikimit.

Të ndarë apo më të bashkuar se kurrë? Këtë mbetet ta zbulojmë së shpejti — por një gjë është e sigurt: ata e dinë shumë mirë si të mbajnë vëmendjen mbi vete.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×