Armina Mevlani rrëfen për herë të parë takimin me Shkëlzenin: Nuk e dija kush ishte

E ftuar në emisionin e Mira Kazhanit, Armina Mevlani solli një rrëfim të sinqertë dhe të ndjerë mbi jetën e saj personale, duke nisur nga njohja me bashkëshortin e saj Shkëlzen Berisha, e deri te marrëdhënia me fëmijët e tij. Armina tregoi se kur e takoi për herë të parë Shkëlzenin, ishte ende shumë e re dhe nuk kishte asnjë dijeni mbi identitetin e tij si djali i një prej figurave më të njohura të politikës shqiptare, Sali Berishës.

“Kur e kam njohur Shkëlzenin, unë nuk e dija fare kush ishte. Për mua ishte thjesht një mashkull që më tërhiqte për mënyrën si mendonte. S’e kam kërkuar kurrë famën, as një partner me emër apo pushtet. Gjithmonë kam dashur dikë me të cilin të rritem bashkë profesionalisht dhe shpirtërisht”, rrëfeu ajo.

Pjesë e intervistës ishte edhe raporti që ajo ka ndërtuar ndër vite me fëmijët e Shkëlzenit, për të cilët foli me shumë dashuri e respekt. Armina u shpreh se e ndien veten me fat që ka pasur një marrëdhënie të shëndetshme me ta dhe vlerësoi punën e bërë nga nëna e tyre, Sadije Berisha.

“Unë nuk mund t’i quaj fëmijët e mi, sepse jam rritur me ta. I kam ndjerë gjithmonë si motër e vëlla. Kemi kaluar një rrugëtim shumë të natyrshëm bashkë. Edhe vajza më ka thënë një herë: ‘Ne jemi rritur bashkë, ti ishe 22 vjeç, unë 10’. Kjo thotë shumë për lidhjen tonë”, tha Armina.

Biseda;

Mira Kazhani: Ke një raport të mirë të shëndetshëm me fëmijët e Shkëlzenit?

Armina Mevlani: Të dy prindërit kanë bërë një punë të mrekullueshme me ata të dy, sidomos edhe mamaja e tyre e cila i ka rritur. Sepse ata kanë shumë përgjegjësi, janë fëmijë që kurrë nuk kanë shkaktuar probleme në adoleshencën e vet dhe jemi mirëkuptuar.

Unë i kam pasur si motra dhe vëllezër të vegjël, sepse s’mund të them si fëmijët e mi pasi unë jam rritur me ata. Bile këtë e ka thënë dhe vajza po ‘ua ne jemi rritur bashkë sepse ti ke qenë 22 vjeç unë kam qenë 10 vjeç.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×