
Sky Daily, bashkëshortja e legjendës së WWE Hulk Hogan, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së tij, duke ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale.
“Nuk isha gati për këtë… zemra ime është copëtuar,” shkroi ajo, duke treguar se kishte shpresuar se do ta kalonin së bashku krizën shëndetësore.
Sky e përshkroi Hoganin si një njeri që, pavarësisht dhimbjes, nuk ndalonte së takuar fansat. “Ju ishit gjithçka për të,” u shpreh ajo.
“Për botën ishte një ikonë, për mua ishte Terry, burri që e dashuroja.”
Sky dhe Hogan u martuan në vitin 2023, pas një lidhjeje që u bë publike në fillim të vitit 2022.
Hogan, emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Bollea, ndërroi jetë të enjten në moshën 72-vjeçare, pas një ndalese kardiake në shtëpinë e tij në Florida.