Detaje/ Kërcënuan forcat Shqiponja në Shkodër, një nga të shoqëruarit efektiv policie në FNSH

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Shkodër ku janë kërcënuar  dy persona nga forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës.

Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekie te tyre duke arritur që t’i ndalojnë. Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës. Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë.

Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Njëri prej të shoqëruarve efektiv policie në radhët e Forcave Kombëtare të Sigurisë (FNSH). Në momentin e kërcënimit nuk ka qenë në shërbim policor.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×