Gazetari Osman Stafa ngre alarmin: Onkologjiku 33 ditë pa brakiterapi. Kjo është kriminale. Kush mban përgjegjësi?

Prej 33 ditësh, Spitali Onkologjik në Tiranë është pa pajisjen e brakiterapisë, e cila ka dalë jashtë funksionit për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.

Gazetari Osman Stafa ka ngritur alarmin publikisht, duke e quajtur situatën “kriminale” dhe një dëm të drejtpërdrejtë për pacientet me kancer gjinekologjik.

Ai kërkon të mbahet përgjegjësi, duke akuzuar për neglizhencë të rëndë. “Kanceri nuk pret tendera”, shkruan gazetari, ndërsa kritikon ashpër paaftësinë institucionale.

Postimi i gazetarit Osman Stafa:

SPITALI ONKOLOGJIK, 33 DITË PA BRAKITERAPI! KY ËSHTË ALARM!

Prej 33 ditësh me radhë, pajisja e Brakiterapisë në Spitalin Onkologjik është jashtë funksionit. Shkak është mosbërja e procesit të mirëmbajtjes.

Pse nuk iu bë, dhe pse nuk i bëhet mirëmbajtja e kësaj pajisjeje?

Kush është përgjegjës për mirëmbajtjen e kësaj pajisjeje?

Për shkak të mungesës së mirëmbajtjes teknike, nuk jepet shërbim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik.

Kanceri nuk pret tenderat e ministrisë, nuk njeh burokracitë dhe as paaftësinë kriminale të atyre që e kanë kthyer shëndetësinë në çiflig personal.

Në çdo vend normal, ministri i Shëndetësisë do kishte dhënë dorëheqjen që ditën e parë.

Kjo situatë s’është normale.

Është kriminale.

A kështu ecën karvani përpara?

Turp!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×