INSTAT: Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të vetëvrasjeve në BE

Në Shqipëri, kryejnë vetëvrasje rreth 200 persona në vit, sipas të dhënave që publikohen nga INSTAT në shkaqet e vdekjeve. Në vitin 2022 hoqën dorë vullnetarisht nga jeta 192 persona, ndërsa në 2024-n, numri i tyre është 199.

Në raport me popullsinë e rishikuar, Shqipëria ka rreth 8 vrasje për 100 mijë banorë. Duket se varfëria nuk është arsye për të hequr dorë nga jeta. Në këto nivele, Shqipëria ka një normë më të ulët të vetëvrasjeve për 100 mijë banorë, se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 10.6 dhe hyn në 10 vendet që e kanë këtë tregues më të ulët.

Sot është disa e vetëvrasjeve dhe Eurostat ka publikuar të dhëna për Europën.

Europa
Në vitin 2022, në Bashkimin Evropian humbën jetën 5 017 të rinj të moshës 15–29 vjeç si pasojë e vetëdëmtimit të qëllimshëm. Krahasuar me vitin 2011, kjo tregon një ulje me 20% (–1 248 vdekje).

Të dhënat tregojnë se, në këtë grupmoshë 15–29 vjeç, më shumë se 1 në 6 vdekje janë regjistruar si vetëdëmtim i qëllimshëm (vetëvrasje), ndërsa në totalin e popullsisë, pesha e vetëdëmtimit ndaj shkaqeve të tjera të vdekjes ishte 1 në 100. Për të rinjtë, kjo përbënte arsyen e dytë kryesore të vdekjeve, pas aksidenteve.

Sipas të dhënave të disponueshme sipas moshës, personat në të njëzetat kishin më shumë gjasa të humbnin jetën nga vetëdëmtimi i qëllimshëm sesa bashkëmoshatarët më të rinj. Norma më e lartë bruto e vdekjeve nga vetëvrasja te të rinjtë në BE u regjistrua te grupmosha 25–29 vjeç, me një normë prej 8.3 vdekje për 100 000 banorë, ndërsa te moshat 20–24 vjeç kjo normë ishte 7.7.

Për moshat 15–19 vjeç, norma bruto e vdekjeve ishte 4.4.

Që prej vitit 2011, është shënuar një ulje e normave bruto të vdekjeve të lidhura me vetëdëmtimin e qëllimshëm. Në grupmoshën 25–29 vjeç, norma ka rënë me 1.2 pikë përqindjeje (pp), nga 9.5 në vitin 2011, ndërsa në grupmoshën 20–24 vjeç ka zbritur me 1.1 pp, nga 8.8. Për grupmoshën 15–19 vjeç, ndryshimi është më i vogël, me një ulje prej 0.4 pp, nga 4.8.

Norma bruto e vdekjeve të lidhura me vetëdëmtimin e qëllimshëm është më e lartë për popullsinë totale sesa për të rinjtë – edhe pse pesha e këtij shkaku ndaj shkaqeve të tjera të vdekjes është dukshëm më e vogël.

Rritje vjetore e vdekjeve nga vetëvrasjet në BE në vitin 2022

Në vitin 2022, në BE u regjistruan gjithsej 49 042 vdekje të banorëve të të gjitha moshave për shkak të vetëvrasjes, që i korrespondon një norme të standardizuar prej 10.6 vdekje për 100 000 banorë.

Krahasuar me vitin 2021, numri i vdekjeve në popullsinë e përgjithshme nga vetëdëmtimi i qëllimshëm është rritur me 1 696, duke arritur një normë të standardizuar prej 10.24 vdekje për 100 000 banorë. Megjithatë, krahasuar me vitin 2011 – vitin e parë për të cilin ka të dhëna – numri i vdekjeve nga vetëdëmtimi ka rënë me 10% (–5 581 vdekje). Në vitin 2011, norma e standardizuar e vdekjeve nga vetëvrasjet në BE ishte 12.4 vdekje për 100 000 banorë.

Diferencat mes vendeve të BE

Në mesin e vendeve të BE-së, Slovenia regjistroi normën më të lartë të standardizuar të vdekjeve nga vetëvrasjet në vitin 2022, me 18.3 vdekje për 100 000 banorë, e ndjekur nga Lituania (18.2) dhe Hungaria (16.7). Në anën tjetër të shkallës, Qipro shënoi normën më të ulët të standardizuar të vdekjeve nga vetëvrasjet (4.1 për 100 000 banorë), e ndjekur nga Greqia (4.6) dhe Malta (5.2)./ Monitor


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×