
Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Log., duke kërkuar ndjesë që nuk ka reaguar më herët për sulmin brutal ndaj News24 për shkak të impenjimeve që ka pasur, u shpreh se ka e parë me shqetësim tepër të madh, duke dëshmuar sjelljen e keqe të qeverisë.
Sipas Zekthit, qeverisja ka zbritur në rrëpira aq të këqija saqë liritë e të gjithëve janë të kërcënuara dhe dëshmia vjen përditë nga kërcënimi i mediave. Zekthi tha se nëse nuk ka media të lirë, nuk mund të ketë asnjë lloj lirie tjetër.
Fitim Zekthi: “E kam parë me shqetësim dhe lebeti mund të them sjelljen e qeverisë shqiptare ndaj News24, një ndërhyrje brutale. Po të kërkosh shembuj, mund të gjesh vetëm në Burkina Faso ndoshta dhe në Mozambik. Kjo është dëshmi e faktit që jemi në një periudhë postdemokratike, fatkeqësisht. Një fatkeqësi shumë e madhe e vendit.
Qeverisja ka zbritur në rrëpira aq të këqija saqë liritë e të gjithëve janë të kërcënuara. Dëshmia vjen përditë nga kërcënimi i mediave. Nëse nuk ka media të lirë, nuk mund të ketë asnjë lloj lirie tjetër. Liria e shprehjes është themelore. Amendamenti i parë i SHBA-së është për lirinë e shprehjes, pra shikoni sa e rëndësishme është në një vend demokratik. Liria e shprehjes prevalon mbi të gjitha.
and then