Edlira Çepani, pjesë e Rrjetit të Grave Barazi në Vendimmarrje, e ftuar në emisionin Log. në News24, diskutoi zhvillimet më të fundit politike, sidomos për mbledhjen e Kryesisë të Partisë Demokratike.
Sipas Çepanit, PD duhet të kuptojë se ka një përgjegjësi shumë të madhe, sidomos sot kur PS ka 86 vota në Kuvend, pasi qytetarët nuk kanë se ku mbështeten tjetër, prandaj përgjegjësia është e jashtëzakonshme.
Edlira Çepani: “Eshtë një retorikë e PD-së, e cila ka deklaruar se nuk ka thënë asnjëherë se nuk do të hyjmë në Parlament. Ajo që duket, atë që tha edhe Berisha, ishte nevoja e analizës së thellë e PD-së. Kjo parti duhet të kuptojë se ka një përgjegjësi shumë të madhe, sidomos sot ku PS ka 86 vota në Kuvend. Qytetarët nuk kanë se ku mbështeten tjetër, prandaj përgjegjësia është e jashtëzakonshme.
Strategjia opozitare, sidomos në këtë mandat, duhet të jetë serioze, në përgjigje të nevojave të qytetarëve. Gjithashtu, PD nuk duhet të humbë figura të saj, që edhe pse mund të mos jenë pjesë e Parlamentit, janë kontributorë shumë të vlefshëm. Nga ana tjetër, të mbledhë të gjithë ata persona që janë larguar nga PD.
PD gaboi në dy palë zgjedhjet e fundit, duke dalë me idenë se tani është radha jonë se PS u konsumua me dy mandate qeverisëse. Nuk u morën parasysh dy gjëra konkrekte: mosvjedhjen e zgjedhjeve dhe mospasjen e një programi që do të besonin qytetarët.”