“Skandal i përsëritur në Onkologjik!” – Albana Vokshi: Krim shtetëror, pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar në SPAK atë që ajo e quan skandal në Onkologjik, ku pacientët që po luftojnë me jetën nuk u jepet terapia e nevojshme.

Sipas Vokshit, aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit.

Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik.

Denoncimi
Denoncimi

Denoncimi i Vokshit:

Skandal i përsëritur në Onkologjik!

Aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit. Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik. Çdo seancë e humbur = rrezik për jetën!

❌ Nuk është hera e parë.
❌ Nuk është rast i izoluar.

📌 Prej një viti kam kallëzuar në SPAK Ramën, ministrat e Shëndetësisë, drejtuesit e QSUT e Onkologjikut për vrasje me dashje, shpërdorim detyre, neglizhencë mjekësore. Sot janë të njëjtët drejtuea në Qeveri, e në Onkologjik. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë nuk mban përgjegjësi për shëndetin apo jetët e humbura.

⚖️ Sot, ndërsa qindra milionë euro shkojnë për koncesione abuzive (Check-up, sterilizim, laboratorë), pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën.

👉 Ky është krim shtetëror. Dhe SPAK, duke heshtur, është bërë bashkëfajtor.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×