Pas pushimeve na duket shpesh se na duhen edhe një palë pushime, kjo pasi në ditët e parë të kthimit në rutinë, na duket se na mungon energjia. Mesa duket ky nuk është thjeshtë një perceptim, por ka shkaqe fizike dhe na çojnë të ndjehemi kështu, krahas atyre psikologjike.
Mjeku Ilir Allkia ika shpjeguar sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24 me Klevin Mukën, se kjo vjen si një “shok” i trupit dhe mendjes pas relaksit të pushimit dhe lidhjes me natyrën.
“Ndikon nga ana shpirtërore sepse është ajo pjesa që shkëputesh nga rutina e argëtimit e udhëtimit, lidhjes me miqtë, farefisin dhe natyrën dhe kthehesh në rutinën disiplinore të punës.
Nga ana fizike trupi realisht ndjen një ndryshim sepse nga shëtitje në pyje, male apo plazhe, kthehesh në një rutinë tjetër të përditshme që për trupin është një sfidë më vete.
Në nivel qelizor, lidhja me natyrën ka të bëjë me rinovimin mitokondrial. Dhe të kthehesh në punë në një zyrë që do të rrish në karrige për orë të gjata, do të kesh edhe sfidën e realizimit të detyrave të përgjithshme, sjell stres edhe nga ana fizike. Periudha verore ndikon në një shëndet të mirë dhe rritje të imunitetit, ndaj ka në pak sëmundshmëri gjatë kësaj periudhe”, tha ai.
Në vjeshtë ulet imuniteti dhe më të predispozuar jemi të sëmuremi nga viruset që qarkullojnë. Të qenit në ambient të mbyllur me ajër të kondicionuar e të dalësh në një rrugë me ajër të nxehtë të thatë me pluhura dhe grimca të dëmshme, këto reflektojnë në probleme shëndetësore. Të krahasosh këto me detin me notin dhe udhëtime të tjera në ambiente me ajër të mirë…
Vitamina D është përgjegjëse për shumë procese negative në trupin tonë, mungesa e saj sjell paaftësi për t’u përqendruar, lodhje kronike. Këto kryesisht janë për shkak të mungesës së kësaj vitamine. Duhet të jetë mbi 33 nanogram si përqendrim në gjak, nëse është më poshtë kësaj vlere është insuficencë. Po të jetë poshtë 20, është deficencë, mangësa, pra thuajse nuk është.
Kam vërejtur që njerëzit që e marrin rregullisht me ushqime këtë vitaminë, janë më të suksesshme dhe më të shëndetshëm. Ata që janë në deficencë janë më të plogët dhe kanë një barrë më të rëndë në shpinë.
Përveç ekspozimit në natyrë, duhet një dietë e mirë ushqimore, çdo ditë duhet të hamë vezë, të rriturit dhe fëmijët, janë arrorët që e përmbajnë psh dhe disa fruta.
Në momentin që e kemi deficencë duhet ta marrim si suplement së bashku me kalcium dhe magnez.
Kush ka simptomat e lodhjes dhe ka frikë të bëjë analizën, le të marrë suplement, kjo pasi edhe nëse rriten vlerat ajo nuk bën dëm, vetëm do të depozitohet.
()