Aksioni i opozitës në Kuvend, Shehaj: Duhet të jemi zëri i qytetarëve. Duhen komisione hetimore për ilaçet, sigurinë ushqimore

I pyetur në Log për vendimet e grupit parlamentar të PD, me nisjen e legjislacionit të ri parlamentar, kryetari i Mundësisë, deputeti Agron Shehaj tha se më shumë sesa protestat dhe interpelancat, qytetarëve do t’i interesonte të diskutoheshin problemet e tyre të përditshme si mungesa e ilaçave apo siguria ushqimore.

Në lidhje me emrat e rinj të kabinetit qeveritar, Shehaj tha se ndryshimi i emrave nuk zhbën abuzimet e ministrave të qeverisjes së shkuar, ku një ndër të tyre ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u kap duke vjedhur fondet e BE dhe i shpërndante mes miqve të saj.

“Unë nuk mendoj se i ka ndarë vetë ajo, por partia, organizata me n krye Edi Ramën. Nuk ndryshon asgjë, në asnjë fushë”, tha Shehaj.

Agron Shehaj: Si protestat, interpelancat bëhen për cështjet që i interesojnë partive politike jo qytetarëve, ne duhet të kuptojmë se qytetarët kanë halle të tjera.

Ne do të propozonim, nëse do të na mbështesnin, komision hetimor për skandalin e mungesës së ilaçeve.

Ne jemi për çështje që prekin qytetarët, duhet të jemi zëri i tyre, siguria ushqimore është skandali më i madh, duhet komision hetimor.

Ne kishim një ministre të bujqësisë Frida Krifca që u kap duke vjedhur fondet e BE dhe i shpërndante mes miqve të saj. Unë nuk mendoj se i ka ndarë vetë ajo, por partia, organizata me në krye Edi Ramën. Nuk ndryshon asgjë, në asnjë fushë.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×