“Asambleja tregoi pushtetin e jashtëzakonshëm të kryeministrit Rama”, Ben Andoni: Uroj që ekipi i ri të ngrejë zërin

Në Programin e Drekës në News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Ben Andoni i cili diskutoi për zhvillimet politike në vend pas organizimit të Asamblesë së Partisë Socialiste dhe emërimit të ministrave të rinj nga kryeminisri Edi Rama.

Sipas Andonit asambleje tregoi pushtetin e jashtëzakonshëm të kryeministrit Rama dhe uroi që ekipi i ri i Ramës të ngrejë zërin.

“Nuk po flitet më për reformat në arsim. Janë edhe disa probleme të cilat nuk mund të mbyllen vetëm me një mandat. Asambleja tregoi pushtetin e jashtëzakonshëm të Ramës. Unë uroj që ekipi i ri i Ramës të ngrejë zërin. Fatet e vendeve kanë nevojë për drejtues të cilët mbajnë barra. Do të duhen rreth 100 ditët e para për të vlerësuar një qeveri”, tha ai

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe nga propozimi i kreut të qeverisë Edi Rama të ish-ministres Oligerta Manastirliu për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Andoni theksoi se kandidatura shpreh një vlerësim nga ana e qeverisë kundrejt ish-ministres Oligerta Manastirliu.

“Nuk po flitet më për reformat në arsim. Janë edhe disa probleme të cilat nuk mund të mbyllen vetëm me një mandat. Asambleja tregoi pushtetin e jashtëzakonshëm të Ramës. Unë uroj që ekipi i ri i Ramës të ngrejë zërin. Fatet e vendeve kanë nevojë për drejtues të cilët mbajnë barra. Do të duhen rreth 100 ditët e para për të vlerësuar një qeveri. Mënyra se si janë prekur edhe zonat e mjedisit, mund të them se dëmi është bërë. Unë sot kam vënë re disa gjëra shumë pozitive tek kryeministri Edi Rama. Mund të them se kandidatura për kandidate të Oligerta Manastirliu është një vlerësim nga qeveria”, përfundoi Andoni

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×