Atentati ndaj Charlie Kirk, Shehu: E vranë sepse mbronte vlerat, do përkujtohet si simbol i argumentit e fjalës së lirë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar me tronditje dhe indinjatë në rrjetin social Facebook pas atentatit fatal ndaj aktivistit dhe komentatorit konservator amerikan, Charlie Kirk.

Kirk, themelues i organizatës Turning Point USA, u vra gjatë një aktiviteti publik në Universitetin Utah Valley në SHBA, në një ngjarje që autoritetet lokale dhe figura të larta politike amerikane po e cilësojnë si një atentat me sfond politik.

Në mesazhin e tij, Shehu shkruan:

“Charlie Kirk, e vranë sepse mbronte vlerat!
E vranë për idetë, fjalët e tij, thelbin e tyre, sepse ishin të pafuqishëm përpara forcës së tyre!
Krim shumë dimensional ky!
Do kujtohet përherë si një simbol i mendimit, argumentit e fjalës së lirë, për të cilat e vranë!
Ngushëllime të gjithë atyre që besojnë në ato!”

Deputeti demokrat thekson rëndësinë e mbrojtjes së fjalës së lirë dhe të mendimit të pavarur, duke e konsideruar Charlie Kirk një figurë që nuk frikësohej të fliste hapur për bindjet e tij konservatore, përballë presioneve të një shoqërie gjithnjë e më të polarizuar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×