Kreu i PD Sali Berisha konfirmoi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Agron Gjekmarkajn duke e propozuar për të shërbyer sërish si nënkreytar i Kuvendit.
Gjekmarkaj mbajti këtë detyrë edhe gjatë mandatit të fundit, duke përfaqësuar opozitën në këtë rol.
Berisha po ashtu konfirmoi në detyrë Gazment Bardhin, i cili do të jetë sërish kreu i Grupit Parlamentar të PD.
Sakaq, nënkryetarë të grupit u vendosën Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti.