Çështja e pasurive të Arben Ahmetajt në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari për rastin e ish-ministrit

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Mehdi Bici, është caktuar relator i çështjes penale që lidhet me pasuritë e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Çështja e regjistruar më 10 shtator 2025 është një rekurs i paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

SPAK kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror dhe sekuestrim preventiv mbi pasuritë e Ahmetajt, bazuar në Nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjin Nr. 34/2019 për administrimin e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×