Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Log. në News24, komentoi emërimet e ministrave të rinj në qeveri.
Lubonja u shpreh se kriter për kryeministrin Edi Rama nuk ka qenë cilësia, por bindja e verbër ndaj tij.
“Kriteri është i qartë. Njëshi është Rama, të gjithë janë zero. Edhe kryetar bashkie Edi Rama ka mbetur, tani që u burgos Veliaj. Rama ka kriter se kush është më i binduri tërësisht”, deklaroi ai.
Fatos Lubonja: Jemi në një regjim. Edi Rama sot tha se nuk ka nevojë për rotacion. Edhe kur foli për drejtësinë, tha se ka probleme, por shtoi se “ne do e çojmë në drejtimin e duhur”. Ballukun e ka vënë zv kryeministre sepse është më e mira e mundshme?
Kriteri është i qartë. Njëshi është Rama, të gjithë janë zero. Edhe kryetar bashkie Edi Rama ka mbetur, tani që u burgos Veliaj. Rama ka kriter se kush është më i binduri tërësisht. Këta janë ‘Lenka Çuko e radhës’. Në kohën e PPSH, Enver Hoxha vendosi fillimisht shokët e luftës dhe më vonë i zëvendësoi me emra pa histori nga pas, që thjesht i bindeshin.