Emrat e rinj të kabinetit qeveritar, Gjin Gjoni: Nuk u fut asnjë përfaqësues nga 4 qarqet e veriut

Deputeti i ri i PD, Gjin Gjoni, në një postim në rrjetin social facebook, shprehet për kabinetin e ri qeveritar se nga emrat e rinj, asnjë prej tyre nuk përfaqëson 4 qarqet e veriut.

Gjoni tha se Shkodra me 11 ligjvënës, Lezha me 7 ligjvënës, Dibra me 5 përfaqësues në Parlament dhe Kukësi me 3 deputetë, nuk do kenë asnjë përfaqësues në kabinetin qeveritar.

“Ky diskriminim që është në raport të drejtë me diskriminimin në investime infrastrukturor, nuk ka ndodhur as në ditët më të errëta të regjimit komunist dhe nuk është parashikuar as në tezat më të errëta të Vaso Çubrilloviçit”, shkruan në mesazhin e tij në rrjetin social facebook duke shtuar më tej se “Koha është që shqiptarët nga veriu në jug të reagojnë ashpër përballë kësaj përçarje, një skenar që mund ta bëjë vetëm një shqipfolës si Edvin Rama”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×