Gjenerali që mban peng godinat e “News24” pa urdhër ligjor, Shefi i Shtabit të FA, Arben Kingji me diplomë të “Wisdom”, që po hetohet nga SPAK për falsifikim

Vetting

Paligjshmëria e ndërhyrjes së Ushtrisë
Një nga faktet, që ekspozojnë ndërhyrjen e ushtrisë pa patur një procedurë dhe dokumente është edhe telefonata e gazetarëve të “News24” me Gjenerallejtënant Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Nga biseda telefonike, Shef i Shtabit lë të kuptohet se nuk disponon një urdhër të dokumentuar për ndërhyrjen në godinat e “News24”.

Erion Kanxheri: “Fakti është që ditë të shtunë, janë njoftuar policia ushtarake, kur e si qysh tek, këtë ne nuk e dimë dhe nuk ka dokumentacion. Janë paraqitur policë ushtarakë, kanë marrë në zotërim një godinë që pretendonte Kajo pa asnjë letër, por kanë marrë në dorëzim edhe një godinë tjetër që nuk e pretendonte Kajo”.

Profili i Gjenerallejtënant Kingjit është interesant.

Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, Kingji do të ngjiste shkallët e karrierës duke u emëruar komandant toge në Repartin Ushtarak 9001.

Në Turqi, do të kryente kursin bazë komando në vitin 1993 dhe Kursin e Forcave Speciale në 1999.

Në shtator 2020, Arben Kingji do të promovohej me gradën madhore gjeneral brigade dhe në 2 tetor 2020 do të emërohej komandant i Forcës Tokësore.

Në gusht të vitit 2022, gjenerallejtënant Kingji do të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në 27 nëntor 2024, me dekret të Presidentit Bajram Begaj do të promovohej me gradën më të lartë madhore Gjenerallejtënant.

Por djalli fshihet në detaje.

Sot që flasim, në faqen zyrtare nga biografia publike e Gjenerallejtënantit Kingjit nuk gjendet fakti se ka mbaruar studimet në Drejtësi në vitin 2016.

Edhe pse ka njohuri të thelluara në fushën e drejtësisë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk i është përgjigjur kërkesës tonë për informacion për të na vendosur në dispozicion kopje të urdhrit për ndërhyrjen në godinën e “News24”.

Por teksa nuk dorëzon urdhrin për ndërhyrjen në godinë, Gjenerallejtënanti Kingji rezulton se ka marrë diplomën për drejtësi te Kolegji Wisdom.

Në kontrast nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, kolegji Wisdom e ka publikuar në faqen e vet gradimin e tij, si një nga studentët e këtij universiteti.

Por dyshimet me shkollimin lidhet me faktin se kolegji Wisdom është nën hetim për shpërndarje të diplomave false nga Guardia di Finanza në Itali, por hetime ka filluar edhe SPAK-u.

E vetmja faqe zyrtare ku gjendet diploma e Gjenerallejtënantit Kingji është te faqja e Presidencës, e cila nuk është në administrimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Sipas avokatit Arben Llangozi, këto raste nuk janë prova për paligjshmëri, por duhet hetuar nëse kjo diplomë është reale.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×