Green Coast Hotel – MGallery Collection fiton çmimin “Architectural Highlight of the Year” në GRI Awards Europe 2025

Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të mirë të vitit. Kjo është hera e parë që një projekt nga Shqipëria shpallet fitues. GRI Awards Europe 2025 organizohet çdo vit për të vlerësuar arritjet nësektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në 12 kategori tëndryshme. 

Balfin1

Ky vlerësim nuk lidhet vetëm me një godinë, por me një vizion, aty ku standardet ndërkombëtare takohen me ekspertizën vendase, duke krijuar elegancë, qëndrueshmëri dhe respekt për natyrën. Green Coast Hotel – Mgallery Collection e ngre në njënivel tjetër hotelerinë në Ballkanin Perëndimor.” u shpreh CEO i Green Coast, Z. Armando Alicanaj gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris

Balfin2

Sipas jurisë, projekti bashkon përvojën globale me krijimtarinë dhe mjeshtërinë e profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një rezultat që pasqyron elegancë, qëndrueshmëri dhe harmoni me natyrën.

Green Coast Hotel – MGallery shënon një zhvillim tërëndësishëm në udhëtimin e BALFIN Groupindustrinë ezhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ky vlerësim tregon se kur rritja shoqërohet me përgjegjësi dhe dizajni me qëllim, rezultatet vendosin standarde të reja në industri. BALFIN Group po zhvillon disa projekte të reja në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Maqedoninë e Veriut si edhe në vende të tjera.

Balfin3

GRI Awards Europe, të organizuara çdo vit nga GRI Institute, janë ndër vlerësimet më prestigjioze në sektorin e pasurive të paluajtshme në Evropë. Ato çmojnë projekte dhe organizata që ndërthurin zhvillimin me inovacionin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin shoqëror, duke vendosur standarde të reja për industrinë. Këto çmime theksojnë nisma dhe projekte që formësojnë një mjedis më të qëndrueshëm dhe më përgjegjshëm. Përzgjedhja është një proces rigoroz dhe fituesit përzgjidhen përmes një kombinimi të vlerësimit ekspert dhe votimit.

Balfin4
Balfin4

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×