I hapet rruga zgjedhjeve në Tiranë/ Muharremi: Manastirliu menaxhere e zonja. Teliti: Duam ta fitojmë Bashkinë e kryeqytetit

Në studion e News24, këshilltari i PS-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës Alfred Muharremi dhe Dorian Teliti nga opozita, zhvilluan debat në lidhje me faktin që në kryeqytet u hap rruga për zgjedhje.

Muharremi u shpreh se Ogerta Manastirliu është menaxhere e zonja dhe se është kandidatura më e mirë që kishte PS.

Ndërsa, Dorian Teliti deklaroi se prej kohësh PD e priste që të hapej rruga për zgjedhje në Tiranë, duke thënë se opozita synon ta drejtojë bashkinë kryesore të vendit në mënyrë normale e jo duke ndërtuar kulla.

Këshilltari i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës Alfred Muharremi: Kryeministri Edi Rama i hapi rrugë zgjedhjeve në Tiranë dhe ishte veprim i drejtë. Emri i Ogerta Manastirliut është i duhuri, ka pasur efiçencë në drejtim.

Dorian Teliti: Largimi i Erion Veliajt dhe hapja e rrugës për zgjedhje në Tiranë, është një gjë që e kemi kërkuar prej kohësh. Opozita të propozojë kandidatura sa më të mira, që t’i bëjnë ballë kësaj sfide. Ne duam që të fitojmë Bashkinë e Tiranës. E përkrah vendimin e kryeministrit që i hapi rrugë zgjedhjeve në kryeqytet, si rrallë herë. Kandidatura jonë do dalë si emër nga një vendim që do ta marrë Partia Demokratike. Më pas do diskutojmë sesi do të drejtohet Tirana.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×