Kroacia bllokon një ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria, rezultuan me përmbajtje të lartë të nikelit

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me pjeshkë të eksportuara nga Shqipëria. Mësohet se frutat kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të nikelit.

Duke u cilësuar të dëmshme dhe jashtë standardeve të BE-së, ngarkesa është bllokuar në doganë, gjatë kontrollit të kryer.

Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin e njerëzve dhe Kafshëve i themeluar për të siguruar shkëmbimin e informacionit midis vendeve anëtare të Bashkimit Europian për të mbështetur reagimin e shpejtë nga autoritetet e sigurisë ushqimore në rast të rreziqeve për shëndetin publik që vijnë nga zinxhiri ushqimor, tashmë e ka njoftuar në faqen e vet bllokimin e frutave nga Shqipëria.

Në njoftim, pjeshkët janë shënuar me risk potencial, duke shënuar përkrah edhe Shqipërinë si vend origjine dhe Kroacinë si vend që i ka bllokuar.

Mbetet ende e paqartë se cila është kompania shqiptare që i ka eksportuar ose zonën ku pjeshkët janë prodhuar.

Ndërkaq, kjo është hera e dytë në një hark të shkurtër kohor, që fruta nga Shqipëria bllokohen në vende të BE-së për shkak të kontaminimit. Pak muaj më parë, një ngarkesë me mandarina, u bllokuan nga disa vende të BE-së për shkak të normave të larta të disa pesticideve që ndikonin në zhvillimin e trurit tek fëmijët, çrregullime të sistemit nervor, etj.

Ndonëse bllokimi ka ndodhura në gusht, institucionet shqiptare nuk kanë dalë ende me reagime apo sqarime të mëtesjhme sa i takon produktit dhe pranisë mbi normat e lejuara të nikelit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×