Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë për 30 persona të ndaluar në operacionin “First Day”.
Ata akuzohen kryesisht për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa disa edhe për armëmbajtje pa leje dhe trafik mallrash kontrabandë. Për 17 prej tyre u vendos masa “arrest në burg”, ndërsa 8 të tjerë u lanë në “arrest shtëpie”.
Katër persona do të paraqiten periodikisht në policinë gjyqësore, sipas masës më të butë të sigurisë. Një i ndaluar u lirua, pasi gjykata e cilësoi arrestimin e tij të paligjshëm.
NJOFTIM PЁR SHTYP
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen nё kuadёr tё operacionit “First Day” në lidhje me kёrkesёn e Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr “Vleftësimin të ligjshëm të arrestimit/ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit’’.
Sot më datë 11.09.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në përfundim të gjykimit, vendosi:
- – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:00 i shtetasit Sh.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sh.Sh., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}
- – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:45 i shtetasit F.Th., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F.Th., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}
- – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:39 i shtetasit M.Q., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit M.Q., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.Q. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
- – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit A.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
- – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit M.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
- – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:15 i shtetasit S.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit S.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit S.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
- – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:30 i shtetasit D.E., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit D.E., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit D.E. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
- – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:20 i shtetasit H.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim H.G., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}
- Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit G.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit G.T., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.