Tifozët kanë bërë thirrje që Shteteve të Bashkuara t’u hiqet e drejta e organizimit të Kupës së Botës verën e ardhshme, pasi Charlie Kirk u qëllua për vdekje të mërkurën.
Aktivisti “MAGA” po drejtonte një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah-ut kur u qëllua në qafë ndërsa fliste në skenë.
Lajme të tilla kanë shqetësuar jo pak tifozët, për turneun që do zhvillohet në Amerikë.
“Me të shtënat dhe vrasjen e Charlie Kirk, Amerika nuk duhet të lejohet nga FIFA të bashkë-organizojë Kupën e Botës”, shkroi një tifoz në X. “Si do të mbahet Kupa e Botës në një vend të pasigurt pas skenave të vrasjes së Charlie Kirk?”, pyeti një tjetër.
(J.S/)