Qeveria e re, Balliu: Në të u mishëruan kartelet e drogës dhe George Soros, dy armiqtë themelorë të SHBA-ve

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj kabinetit të ri qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi se në këtë qeveri janë mishëruar dy nga armiqtë kryesorë të SHBA-ve: kartelet e drogës dhe George Soros.

Balliu e cilësoi qeverinë e re si jo përfaqësuese të interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Sipas tij, kabineti i Ramës është një zgjatim i interesave të grupeve kriminale dhe Sorosit.

Postimi i deputetit të PD-së Klevis Balliu:

SHBA ka sot dy armiq themelorë: kartelet e drogës dhe George Soros.

Të dy këto elementë u mishëruan sot më së miri në kabinetin e ri të Edi Ramës, duke vërtetuar se kjo qeveri nuk është përfaqësuese e Shqipërisë dhe shqiptarëve, por e karteleve dhe Sorosit.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×