Kabineti i ri qeveritar “Rama 4” për gazetarin Endri Xhafo ishte një përpjekje e kryeministrit për të sjellë një qeverisje qytetare, duke përmendur ministren e re të Shëndetësisë Ervis Sala.
Moderatori i emisionit “Log” në News24, e cilësoi futjen e ish-kryebashkiakut të Beratit Ervin Demo në qeveri, si surprizë të mirë nga ana e Ramës.
Ndërsa ndër ministrat që vijojnë detyrën, Xhafo përmendi Belinda Ballukun si risinë e vendimeve të Asamblesë, pasi rikonfirmohet pushteti pothuajse absolut i saj.
Endri Xhafo: Rama e mbylli me një frazë se asnj qeveri nuk bien nga qielli.
Ajo që ra më shumë në sy rikonfirmimi I pushtetit pothuajse absolut iI Ballukut në qeveri. Ajo do të vazhdojë të kryejë funksionin e kryeministrit de fakto në atë qeveri dhe ka njerëz që kishin vënë bast përfshi dhe nga opozita se Balluku do të ishte kryetare kuvendi për ti ndërprerë këtë ngritje e fuqizimi. Por Balluku siduket e ka lënë të kënaqur kryeministrin e do të vazhdojë të jetë aty ku është.
Të gjithë ata që kishin shpresuar ta shihnin Ballukun në SPAK do të duhet të presin.
Për momentin hesapet me SPAK nuk i ka imediate. Njerëz të afërt me Ballukun nga faktet jo aludimet, si Vengu dhe Gonxhja, vazhdojnë të jenë të rëndësishm dhe rikonfirmohen në detyrë.
Me prurjet e reja që ka ka një përpjekje të Ramës për të sjellë një qeverisje qytetare.
Futja e Ervin Demos është surprizë e mirë.