Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej disa muajsh.

Vendimi ka nxitur reagime të forta nga opozita, ku nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, e cilëson këtë veprim si dëshmi se Tirana drejtohet drejtpërdrejt nga kryeministri.

Sipas tij, institucionet vendore janë tërësisht të paralizuara. “Demokracia është kthyer në një shfaqje me aktorë të rinj, por regjisor të pandryshueshëm,” deklaron Teliti.

Reagimi i nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës:

TIRANËN E DREJTON KRYEMINISTRI DHE JO KËSHILLI BASHKIAK.

🚨 ​Sapo na u vërtetua edhe një herë ajo që e dinim prej kohësh: Tirana drejtohet nga i njëjti njeri që drejton çdo cep të këtij vendi, nga kotecat e pulave deri te Asambleja e PS-së.

❌ ​Është e kotë të presësh vendime nga instancat zyrtare (prej 4 muajsh kemi kërkuar zgjedhje në Tiranë) kur përgjigjet vijnë gjithmonë nga një zyrë të vetme, larg syve të publikut. Çdo lëvizje, çdo projekt, çdo vendim, ka një firmë të vetme.

🆘 ​Kjo situatë na tregon qartë se demokracia është shndërruar në një shfaqje, ku aktorët ndryshojnë, por regjisori mbetet gjithmonë i njëjti.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×