Rama zgjedh kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla rikthehet në drejtimin e grupit të deputetëve

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur deputetin Taulant Balla për të drejtuar grupin parlamentar të PS në mandatin e ri qeverisës.

Balla rikthehet në detyrën që e ka mbajtur edhe më herët në radhët e PS, ndërsa Rama e cilësoi si njeriun e duhur për këtë rol.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur më herët Niko Peleshin për të mbajtur rolin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa nënkryetare është zgjedhur deputetja e Durrësit në radhët e PS, Klodiana Spahiu.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×