Situata me reshjet në Durrës, përmbytje në disa zona të qytetit, uji “pushton” banesat dhe rrugët në disa zona

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në disa zona të qytetit të Durrësit, ku prania e ujit në rrugë dhe objekte banimi ka detyruar ndërhyrjen e ekipeve emergjente.

Sipas informacionit zyrtar të orës 10:00, zona më e prekur është Durrësi i Ri (ish-Këneta), ku disa rrugë dytësore pranë I.E.V.P.-së Durrës janë përmbytur. Në këtë zonë po ndërhyjnë ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës sh.a., si dhe forcat zjarrfikëse të MZSH-së Durrës.

Ndërkohë, vijon puna për kthimin në normalitet të situatës në:

-Konviktin pranë shkollës “Beqir Çela” në Shkozet

-Zonën e Plazhit

-Qendrën Shëndetësore të Sukthit, e cila ndodhet nën nivelin e rrugës dhe ka raportuar prani uji në ambientet e brendshme

Në zonën e ish-Kënetës dhe Nish-Tullës, është konstatuar prani uji brenda në banesa. Disa raste janë verifikuar nga ekipet në terren, ndërkohë që verifikimet vijojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Për të përballuar situatën, dy ekipe të Stacionit Zjarrfikës të Autoritetit Portual Durrës po japin ndihmë, ku njëra prej tyre po ndërhyn aktualisht pranë Velierës.

Autoritetet lokale dhe rajonale bëjnë me dije se të gjitha strukturat përgjegjëse janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×