Skelat e vendosura në pallatet e lagjes së re të Bulqizës bëhen shqetësim për banorët

Banorë të pallateve të përfshirë në projektin për sistemin kapot në lagjen e re të Bulqizës kërkojnë që ky projekt të përfundojë sa më parë.

Shkak për këtë janë bërë skelet e kompanisë zbatuese të projektit të cilat janë vendosur prej disa muajsh por punimet po ecin me ritme shumë të ngadalta. Qytetarët kërkojnë që të mbarojë investimi shpejt pasi prania e skeleve në pallate po ju jep mundësinë hajdutëve të ngjiten deri në katet më të larta.

Projekti për sistemin kapot ka përfshirë disa pallate njëherësh ndërsa qytetarët dyshojnë se kompania e ka të shpërndarë punën në disa qytete të vendit dhe qarkullon punëtorët që ka. Banorët i bëjnë thirrje bashkisë që të veprojë dhe të kërkojë siguri ndaj firmës zbatuese të projektit.

Nga ana tjetër, qytetarët e vlerësojnë si investim pasi kjo veshje që po ju bëhet pallateve rrit jetëgjatësinë e tyre dhe ul konsumin e energjisë elektrike për ngrohje gjatë dimrit apo për freskim gjatë verës.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×