Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas vdekjes së aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu e cilëson Kirk viktimë të censurës dhe simbol të fjalës së lirë. Ai u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të bëhen si Kirk, për të mbrojtur lirinë dhe vlerat demokratike.
Sipas Shehut, edhe Shqipërisë i duhen figura të tilla përballë një sistemi të ndërtuar mbi censurë dhe propagandë.
Postimi i deputetit të PD-së Tritan Shehu:
Te gjithe duhet te behemi Charlie Kirk!
Kirk-un e vrau censura per te vrare Fjalen, bazen e lirise, demokracise….
Per te vrare themelet e shoqerise, familjes, egzistences sone.
Sepse censura vecse vret Fjalen e lire, dialogun…..
Vret me obskurantizem, terr, por vret dhe me arme, si vrau Kirk.
Censura, obskurantizmi, terri, instalohen kudo ku nuk ka Kirk.
Prandaj ne nje shoqeri, qe aspiron ne lirite e vlerat, Kirk duhet te behen, te jene te gjithe ata qe shpresojne te jetojne me dinjitet personal, familjar e te shoqerise.
Sepse censuren e ndertojne mendjet e eresires, qe tentojne te instalojne rregjimo-diktaturat.
Shqiperia eshte modeli i “persosur” i nje rregjimi, qe eshte ndertuar mbi censuren, mbi genjeshtren, surealen, propaganden bajate.
Prandaj Shqiperise sot i duhen shume e shume Kirk, te gjalle, aktive kudo keta.
Dhe ne ate Kuvend te deformuar, qe do te hapet…
Kuvend, te cilit duhet t’i kerkohet, t’i imponohet qe neser, ne hapje te tij, te respektoje Kirk si simbol te vlerave.
Si simbol i frymes, qe duhet te mbizoteroje dhe ne ate Kuvend.
Ashtu si sot u procedua ne Kongresin amerikan, si ndodhi dhe ne Parlamentin Europian…
Per kujtim e respekt te atyre vlerave, qe ShBA ka ulur flamurin e saj ne gjysem-shtize.
Sepse tashme Kirk i perket te gjitheve, edhe neve ketu ne Shqiperi.