Analisti Lorenc Vangjeli e ka cilësuar ish-kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si viktimë të luftës së egër brenda PS, duke theksuar se ky është sekret publik që përflitet kudo në Tiranë.
I pyetur në Log, për vendimin e Ramës për ta shkarkuar dhe zgjedhur një tjetër kandidaturë nga radhët e socialistëve, Vangjeli tha se duke qenë se Veliaj është i bindur që është viktimë e mendësisë së një pjese të drejtësisë, viktimë e mëkateve të supozuara apo të kryera, e betejave të egra dhe shumë të ashpra brenda PS dhe viktimë e besimit të tij në dicka apo shumëcka, duke e konsideruar viktimë, teorikisht ai do të duhet të bënte viktimën deri në fund.
“Pra të hiqte bashkinë nga vetja, largohej me dorëheqje dhe të ndeshej i vetëm përballë këtyre faktorëve që i janë rreshtuar para syve. Të linte atë të cilën nuk mund ta kishte”, tha Vangjeli.
Në fund, analisti Lorenc Vangjeli, tha se në një vend si Shqipëria, ku pinë shumë ujë rregullat, morali, ku kemi parë si kanë ikur lloj lloj njerëzish, ku ngrysen një ditë perëndi dhe nesër zgjohen askushër, e vetmja gjë e sigurt është të jesh i përkohshëm.
“Veliaj do të duhet ta mësojë në qeli, të tjerët është mirë ta mësojnë kur janë në pushtet”, u shpreh analisti Lorenc Vangjeli.
Lorenc Vangjeli: Erion Veliaj është një nga të paraburgosurit më të izoluar në Shqipëri.
Është e lehtë të flasësh në lëkurën e tjetrit, Veliaj është I bindur që është viktimë e mendësisë së një pjese të drejtësisë, viktimë e mëkateve të supozuara apo të kryera, e betejave të egra dhe shumë të ashpra brenda PS dhe viktimë e besimit të tij në dicka apo shumëcka, duke e konsideruar viktimë, teorikisht ai do të duhet të bënte viktimën deri në fund. Pra të hiqte bashkinë nga vetja, largohej me dorëheqje dhe të ndeshej i vetëm përballë këtyre faktorëve që i janë rreshtuar para syve. Të linte atë të cilën nuk mund ta kishte.
Në këtë mënyrë do të kishte një qasje më shumë si qenie politike dhe do ti jepte një garanci më shumë betejës së tij njerëzore tashmë, deri këtu ka arritur puna. Ato që quhen sekrete publike në Tiranë do të vazhdojnë.
Në një vend si Shqipëria, ku pinë shumë ujë rregullat, morali, ku kemi parë si kanë ikur lloj lloj njerëzish, ku ngrysen një ditë perëndi dhe nesër zgjohen askushër, e vetmja gjë e sigurt është të jesh i përkohshëm. Veliaj do të duhet ta mësojë në qeli, të tjerët është mirë ta mësojnë kur janë në pushtet.