VIDEO/ Debutim perfekt, Çinari realizon gol në Arabinë Saudite

Vetëm 24 minuta i kanë mjaftuar Erald Çinarit për të shënuar gol me skuadrën e re. Në debutimin e tij në Divizionin e Parë të Arabisë Sauditë, Çinari u shndërrua protagonist me Al Jabalain, në sfidën ndaj Al Batin.

Çinari nuhati mjaft mirë një top dhe me kokë, ia doli që të dërgojë topin në rrjetë. Festa, pas golit te Al Jabalain ishte totalisht e ligjshme, me 28-vjeçarin shqiptar që zhvilloi një sfidë mjaft të mirë.

Çinari firmosi për këtë skuadër për një vit, me mundësinë e zgjatjes edhe për një tjetër. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në Shqipëri, Turqi, Maqedoni dhe Armeni.

(J.S/)

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×